Sport

PSG-ja bën ofertë për Skriniarin

Paris Saint-Germaini i ka bërë ofertë zyrtare Interit për mbrojtësin Milan Skriniar, ka njoftuar “L’Equipe”, të martën.

Mësohet se Parisi nuk i ka ofruar para ekipit italian, por një futbollist në shkëmbim të sllovakut.

Për Skriniarin bëhet e ditur se Interi ka ofruar spanjollin Juan Bernat. Vlera e Bernatit vlerësohet 15 milionë euro dhe Parisi ka propozuar shkëmbimin direkt me Skriniarin, i cili ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës. Skriniar ka kohë që kërkohet nga PSG-ja, pasi po shihet si përforcim ideal për mbrojtjen.

Në anën tjetër, Bernat që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ka një asistim në shtatë paraqitje këtë edicion.