Sport

Tottenhami synon transferimin e Ter Stegenit

Tottenami synon transferimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Anglezët synojnë transferimin e portierit gjerman gjatë vitit të ardhshëm, raportojnë mediumet në Angli.

Tottenhami synon të gjejë pasardhësin e Hugo Llorisit dhe Ter Stegen shihet si zëvendësues ideal për një periudhë afatgjate. Portieri 30-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 me klubin.