Juventusi ka fituar me rezultat të thellë ndaj Bolognas.
Ndeshja e së dielës mbrëma përfundoi 3:0 në të mirë të Juventusit. Filip Kostiq shënoi për 1:0 në minutën e 24-t. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Për 2:0 realizoi Dushan Vlahoviq në minutën e 59-të, ndërsa Arkadiusz Milik vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 62-të. Juventusi mban pozitën e shtatë në Serie A me 13 pikë nga tetë ndeshje. Bologna është e 17-ta me gjashtë pikë.