Arlind Sejdiu ka shënuar një gol për Lahtin që pësoi disfatë nga Oulu me rezultatin 2:1. Sejdiu shënoi golin në minutën e 83-të në ndeshjen që u zhvillua të dielën në garën për mbijetesë në elitën e futbollit finlandez.
Ai u inkuadrua në minutën e 78-të. Ndërkohë luajtën edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë te të dyja skuadrat.
Ndërkohë në garën për titull, gol të dielën shënoi edhe Agon Sadiku. Sadiku shënoi për Honkan, që pësoi disfatë 3:2 nga KUPS-i. Sadiku shënoi nga penalltia në minutën e 37-të. Sadiku u zëvendësua në minutën e 77-të.