Sport

Haalandi modest, thotë se ekipi duhet të përmirësohet

Erling Haalandi ka folur për “MOTD” pas ndeshjes dhe ka thënë se skuadra duhet të përmirësohet ende, pasi pjesa e dytë në derbin ndaj Manchester Unitedit nuk ishte e mirë sipas tij.

Haalandi shënoi tre gola në derbin e tij të parë ndaj “djajve të kuq”.

“Do të mund të bëja edhe më shumë dhe ishte një pjesë e dytë ku duhej të mos linim hapësira. E humbëm pjesën e dytë dhe kjo nuk është mirë kështu që duhet të punojmë ende”, tha Haaland.

“Ka qenë ndjenjë e mirë. E kam përjetuar para ndeshjes dhe e dija se diçka e veçantë do të ndodh. E pamë sot se gjëra të veçanta ndodhën. Ishte gjë e mirë. Të premten e kam përjetuar përgjatë gjithë stërvitjes. Janë këto ndeshje në të cilat unë dua të luajë. Këto janë ndeshjet më të mira. Vetëbesimi është i mirë. Gjithmonë ka qenë kështu. Pasi luajtëm kundër Liverpoolit në ‘Community Shield’, gjithçka ka qenë mirë”, ka deklaruar Haaland.