Sport

Milani fiton dramën ndaj Empolit, s’kryen punë supergoli i Bajramit

Descriptive Text

Kampioni italian, Milan, ka fituar ndeshjen dramatike përballë Empolit në xhiron e tetë në Serie A. Milani fitoi 3:1, ndërsa tre gola në ndeshje u shënuan në minutat shtesë.

Vendasve nuk u kreu punë supergoli i shqiptarit Nedim Bajrami.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Ante Rebiq në minutën e 79-të. Bajrami barazoi gjithçka nga gjuajtja e lirë në minutën e 92-të, para se Ballo-Toure dhe Raphael Leao në minutat 94 dhe 97 të siguronin fitoren e Milanit.

Pas 8 ndeshjeve, Milani ka 17 pikë të tubuara dhe është i treti në tabelë pas Napolit që ka 20 dhe Atalantas 17.

Supergoli i Bajramit: