Sport

Roma përmbys Interin në shtëpi

 

Roma ka mposhtur Interin në “Giuseppe Meazza” në Milano me përmbysje të rezultatit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A. Roma fitoi 2:1.

Federico Dimarco kaloi Interin në epërsi në minutën e 30-të, ndërsa Roma barazoi nëntë minuta më pas me Paulo Dybalan. Chris Smalling realizoi në minutën e 75-të për fitoren e ekipit të Jose Mourinhos.