Sport

Daku shënon dhe ia siguron një pikë Muras

Mirlind Daku ka shënuar gol në minutën e katërt të kohës shtesë për skuadrën e Muras, që fitoi një pikë në udhëtim te Domzhale, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit slloven.

Daku i asistuar nga Dardan Shabanhaxhaj shënoi me kokë. Ishte goli i shtatë sezonal për të dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në kampionatin slloven. Ai e humbi edhe një mundësi për të shënuar nga penalltia në minutën e 65-të.

Ndeshja ndërmjet Domzhales dhe Muras përfundoi me rezultatin 2:2.

Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa Leard Sadriu u zëvendësua në minutën e 88-të. Shabanhaxhaj u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të.

Mura në 11 ndeshje ka 14 pikë dhe renditet në vendin e pestë.