Sport

Lewandowski e do Kiwiorin te Barça

 

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ua ka propozuar mbrojtësin polak Jakub Kiwior drejtuesve të ekipit nga La Liga, përcjell “Tuttosport”. Lewandowski është bashkëlojtar me Kiwiorin te Polonia dhe ka këshilluar Barcelonën që ta transferojë në fund të këtij edicioni.

22-vjeçari është pjesë e Spezias në Serie A dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion. Ai ka kontratë me Spezian deri në vitin 2025, ndërsa tashmë ka tërhequr vëmendjen e Interit, Milanit dhe West Ham Unitedit.