Sport

Infantino: Kosova është vend i bekuar me talentë të jashtëzakonshëm

 

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA, Gianni Infantino, ka lavdëruar talentët e shumtë që ka Kosova si brenda ashtu edhe jashtë saj, gjatë vizitës së tij në Prishtinë të premten.

Në një konferencë për media para zyrave të FFK-së, Infantino e ka konsideruar si nder të madh për të vizitën në Kosovë.