Sport

Newcastle me ofertë për Locatellin

 

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Calciomercato” ka bërë të ditur të enjten, se Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për Locatellin, i cili është pjesë e Juventusit.

Për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, Newcastle i ka ofruar ekipit italian 40 milionë euro. 24-vjeçari po pëlqehet nga drejtuesit e Newcastlet, që po e shohin si përforcim të duhur për mesfushën.