Kampioni botëror në peshën e rëndë në boks, Oleksandr Usyk ka kritikuar britanikun Tyson Fury dhe thotë se ai ka kërkuar 500 milionë funte për një përballje për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj të botës, raporton “The Sun’.
Ukrainiasi Usyk ka mposhtur britanikun Anthony Joshua për herë të dytë në gusht, duke mbrojtur titujt në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Fury është kampion në versionin WBC.
Përballja mes Usykut dhe Furyt po pritet të mbahet në vitin 2023.
Usyku ka thënë se kërkesat e Furyt janë çmenduri.
“Nuk di asgjë se çfarë po bën Tyson Fury apo çfarë po mendon. Ne jemi në negociata duke biseduar për meçin dhe po bëjmë më të mirën që të realizohet. Sigurisht, vërtetë dua ta kemi përballjen vitin e ardhshëm. Por, nëe Tyson Fury nuk është i interesuar për një meç vitin e ardhshëm, atëherë nuk është e mundur të luftohet kundër tij. Nuk jam i interesuar të luftojë me ndonjë boksierë tjetër, ta presim. Ai po flet për 500 milionë funte. Është i çmendur, por në një sens të mirë. Edhe unë do të doja 500 milionë, por është çmenduri”, tha Usyk.