Sport

City ia cakton çmimin Bernardos

Manchester City është i gatshëm ta shesë mesfushorin Bernardo Silva në fund të këtij sezoni. “Daily Mail” ka zbuluar të enjten se drejtuesit e Cityt tashmë i kanë caktuar çmimin portugezit, i cili po kërkon largimin nga kampioni i Anglisë.

Për ta lënë të lirë Silvan verën e ardhshme, City po kërkon 90 milionë euro. Në fakt, Silva ishte pranë largimit nga ekipi anglez para fillimit të këtij edicioni, por City refuzoi ofertën e Barcelonës për 28-vjeçarin pasi trajneri Pep Guardiola dëshironte ta mbante në ekip.

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka dy gola e tri asistime në dhjetë paraqitje. Ai është pjesë e klubit anglez prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco.