Italia fiton grupin, do ta kërkojë titullin në Ligën e Kombeve

Italia fiton grupin, do ta kërkojë titullin në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Italisë në futboll do ta kërkoj titullin e kampionit në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Italia të hënën është kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kombeve. Italia e ka fituar Grupin 3 të Ligës A, duke mbledhur 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Italia ka lënë prapa Hungarinë, që mblodhi dhjetë pikë.
Pikërisht Hungarinë e kanë mposhtur italianët të hënën në Budapest. Ndeshja vendimtare për vendin e parë në grup përfundoi 2:0 në të mirë të Italisë. Hungarisë do t’i mjaftonte edhe barazimi, por azurët ishin dominant.
Giacomo Raspadori shënoi për 1:0 në minutën e 27-të, ndërsa Federico Dimarco realizoi golin e dytë në minutën e 52-të.
Turneu final i Ligës së Kombeve do të luhet në qershor të vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në Holandë. Pos Italisë e Holandës, në fazën finale është kualifikuar edhe Kroacia, ndërsa përfaqësuesja e fundit përcaktohet të martën. Çiftet gjysmëfinale përcaktohen me short.
Ky është edicioni i tretë i Ligës së Kombeve. Portugalia e kishte fituar edicionin e parë, ndërsa të dytin e fitoi Franca.
Italia shënon edhe golin e dytë Italia po shkon drejt fitores ndaj Hungarisë. Për 2:0 ka shënuar Federico Dimarco në minutën e 52-të.
Italia shënon edhe golin e dytë Italia po shkon drejt fitores ndaj Hungarisë.
Për 2:0 ka shënuar Federico Dimarco në minutën e 52-të.
Italia në epërsi ndaj Hungarisë
Italia ka kaluar në epërsi ndaj Hungarisë në Budapest. Për 1:0 ka shënuar Giacomo Raspadori në minutën e 27-të.
Italianët kanë përfituar nga dy gabime rresht të mbrojtësve të Hungarisë.
Hungaria e Italia po luajnë për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Italisë i duhet fitorja për të dalë e para në grup dhe për të siguruar fazën finale të Ligës së Kombeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Federata zvicerane konfirmon Yakinin për “Euro 2024”

Calloway mohon akuzat e Pejës, thotë se klubi nuk iu përmbajt kontratës

Peja thotë se Calloway është larguar pa paralajmërim

Dukagjini fiton ndeshjen e shtyrë ndaj Fushë Kosovës

Faqja zyrtare e ATP-së paraqet flamurin “Autochthonous”

De Jong rinovon kontratën me Barçën

Bayerni interesohet për Araujon
Arsenali insiston për Luizin

Liverpooli, favorit për Wirtzin
Molina me klauzolë lirimi prej 70 mln eurosh

Milani gjen inspirimin te Sinneri për të triumfuar ndaj Dortmundit
