Danimarka ka mposhtur Francën, por kjo nuk i ka mjaftuar për të siguruar pozitën e parë në grupin e parë të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Danimarka përfundon garimin në pozitën e dytë në grup me 12 pikë, një më pak se Kroacia që kualifikohet në fazën finale. Franca përfundon e treta me pesë pikë, ndërsa Austria e katërta.
Danezët e mbyllën ndeshjen në pjesën e parë. Për 1:0 shënoi Kasper Dolberg në minutën e 33-të. Për 2:0 shënoi Anreas Skov Olson në minutën e 39-të.
Danimarka e Franca do të luajnë edhe në edicionin e ardhshëm në Ligën A.