Sport

Hendboll, Rahoveci fiton derbin

Vushtrria e Rahoveci janë takuar në derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa fitore ka shënuar Rahoveci me rezultatin 34:30. Rahoveci për kohë të gjatë ka mbajtur epërsi prej disa golave dhe ka fituar në fund.

Kjo ndeshje u luajt të dielën.

Të dielën u takuan edhe Deçani e Trepça, ndërsa skuadra mitrovicase fitoi me shifrat 34:21.

Të shtunën, Besa Famgas ka fituar pa telashe ndaj Kastriotit, njëjtë si Prishtina ndaj Llapit.

Te hendbollistet derbi mes Vushtrrisë dhe Istogut ka përfunduar me fitoren 27:25 të istogaseve.