Sport

Ponte fiton derbin prizrenas

Ponte Prizreni ka fituar derbin e qytetit me Bashkimit. Të dielën mbrëma Ponte fitoi me rezultatin 101:93 ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ponte Prizreni ka fituar dy çerekët e parë, ndërsa Bashkimi është përgjigjur në të tretin. Por Bashkimi sikur mbeti pa forcë dhe Ponte e mbylli qetë ndeshjen, duke mbajtur epërsi të lartë.

Wayne Arnold ishte më i miri te Ponte Prizreni me 33 pikë e pesë kërcime. Urim Zenelaj i kishte 13 pikë e 11 kërcime. Dachon Burke kontribuoi me 21 pikë e gjashtë kërcime. Meriton Ismaili shtoi 17 pikë e pesë kërcime, ndërsa Ivan Koleviq i kishte 10 pikë e shtatë asistime.

Te Bashkimi u dallua Fahro Alihoxhiq me 21 pikë e tetë kërcime. Altin Morina i kishte 19 pikë e shtatë asistime, ndërsa CJ Keyer realizoi 19 pikë. Prentiss Nixon shënoi 17 pikë për Bashkimin.

Për Ponten ishte fitorja e parë pas dy humbjeve. Për Bashkimin ishte humbja e dytë rresht. Ka edhe një fitore.