E ardhmja e sportit të boksit në Lojërat Olimpike është në dyshim pasi u vendos që rusi Umar Kremlev të mbetet president i Federatës Ndërkombëtare të Boksit.
Të dielën delegatë të trupit botëror qeverisës të boksit amator votuan për ta refuzuar propozimin për zgjedhje të reja presidenciale.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për këtë.
Boksi u la jashtë listës së sporteve për Lojërat Olimpike 2028.