Kontrata e portierit Jan Oblak skadon në fund të sezonit 2022-23 dhe Atletico Madridi po synon shitjen e tij te Manchester Unitedi në muajin janar.
Kështu ka shkruar të dielën mediumi britanik “Mirror”.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, së fundmi është raportuar të ketë thënë se e dëshiron portierin e Aston Villas, Emiliano Martinezin, si zëvendësues të portierit slloven.
Oblak nuk është i gatshëm që ta vazhdojë karrierën me “Los Colchoneros”.