Skuderia e Williamsit në Formula 1 do ta lirojë ngasësin kanadez, Nicholas Latifi, në fund të këtij sezoni.
Atij i skadon kontrata.
Williamsi e bëri lajmin e ditur të premten, por nuk ka njoftuar se me kë do ta zëvendësojë 27-vjeçarin Latifi.
Ishte pikërisht ai i cili shkaktoi përplasjen në Abu Dabi sezonin e shkuar, kur Max Verstappen e fitoi titullin.
Latifi sivjet nuk e ka fituar asnjë pikë për skuderinë, ndërsa po e zhvillon sezonin e tretë.
Rezultati më i mirë i tij ishte vendi i shtatë në Grand Prix të Hungarisë vitin e kaluar.