Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati ka shënuar “hat-trick” në fitoren e Fehervarit në ndeshjen miqësore ndaj ekipit të kategorisë së dytë, Budafoki MTE të luajtur të premten.
Në këtë ndeshje, Kastrati ishte titullar te Fehervari dhe luajti deri në minutën e 71-të.
Golin e epërsisë për Fehervarin, Kastrati e shënoi në minutën e pestë. Ndërsa, pesë minuta më vonë, ai realizoi edhe golin e dytë. Kastrati e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 62-të të takimit.
Futbollisti 23-vjeçar iu bashkua Fehervarit në fund të afatit kalimtar të verës nga Legia e Varshavës dhe me ekipin elitar të Hungarisë firmosi kontratë deri në vitin 2025.
Deri më tani, Kastrati me Fehervarin ka tri paraqitje zyrtare, dy në kampionat dhe një në kupë, ku ka bërë një asistim.