Mesfushori Naby Keita nuk do të largohet nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata. “Sky Sports” ka njoftuar të premten se Keita ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi për kontratën e re.
Marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe do të bëhet zyrtare muajin tjetër. Me kontratën e re Keitado do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, e sheh të rëndësishëm mesfushorin, i cili pothuajse është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit. 27-vjeçari këtë edicion ende nuk ka luajtur në Premier League, ndërsa Liverpoolit iu bashkua në vitin 2018 nga Leipzigu.