Turqia ka shënuar gol në minutën e 87-të për ta shmangur humbjen turpëruese nga Luksemburgu. Ndeshja e së enjtes mbrëma përfundoi 3:3. I ka takuar Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Luksemburgu kaloi në epërsi në minutën e tetë kur shënoi Marvin da Graça. Turqia barazoi në minutën e 16-të kur Cengis Under shënoi nga pika e bardhë. Danel Sinani kaloi në epërsi 2:1 Luskemburgun në minutën e 37-të. Maxime Chanot shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 39-të.
Ndërkohë Gerson Rodrigues shënoi golin e tretë për Luksemburgun. Për 3:2 ai shënoi në minutën e 69-të. Por Ismail Yuksek shënoi në minutën e 87-të një gol të bukur për të shmangur humbjen e Turqisë që ishte vendase.
Ndeshja i ka takuar Grupit 1 të Ligës C. Turqia tashmë ka siguruar vendin e parë në grup dhe avancimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm. I ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve. Luksemburgu është i dyti me tetë pikë. Ishujt Faroe mbajnë vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Lituania e ka vetëm një pikë.