Sport

De Bruyne e Batshuayi shkëlqejnë në fitoren ndaj Uellsit

Kevin de Bruyne dhe Michy Batshuayi realizuan nga një gol e një asistim në fitoren ndaj Uellsit.

Belgjika të enjten mbrëma mposhti Uellsin në Bruksel me rezultatin 2:1.

Ishte ndeshje që i takoi Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

De Bruyne në minutën e 10-të i dha avantazhin belgëve me një gjuajtje të saktë, pas topit që mori nga Batshuayi.

Në minutën e 37-të, ishte Batshuayi ai i cili shtyu topin në rrjetë, me ndihmën e De Bruyneit që harkoi nga e djathta.

Golin e vetëm për Uellsin e shënoi Kieffer Moore në minutën e 50-të.

Belgjika është e dyta në grup me 10 pikë.

Prinë Holanda me tri pikë më shumë.

Polonia është e treta me katër pikë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit ka një pikë.