Sport

Mbappe me gol të bukur kalon në epërsi Francën

Franca ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë në ndeshjen e Ligës A të Ligës së Kombeve.

Është Kylian Mbappe që realizoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 56-të.

Ai pasi u lirua nga disa futbollistë, goditi saktë. Në ndeshjen tjetër të grupit të parë, Kroacia po udhëheq 1:0 ndaj Danimarkës.

Borna Sosa ka realizuar në minutën e 49-të.