Sport

Arsenali interesohet për Locatellin

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Manuel Locatelli ka njoftuar të hënën sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Arsenali po synon transferimin e mesfushorit italian gjatë afatit kalimtar të janarit. Locatelli pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mesfushës. 24-vjeçari iu bashkua vitin e shkuar Juventusit nga Sassuolo dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.

Këtë edicion, Locatelli ka gjashtë paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ai gjithashtu ka edhe 24 ndeshje të luajtura me Italinë dhe tre gola të shënuar.