Pas humbjes 5:1 nga Midtjyllandi në Ligën e Evropës, Lazio është kthyer të dielën me fitore të thellë. Skuadra nga Roma fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Cremoneses, në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A.
Ciro Immobile realizoi dy gola, ndërsa Sergej Milinkoviq-Saviq dhe Pedro shtuan nga një. Immobile e Milinkoviq-Saviq e kishin edhe nga një asistim.
Për Lazion ishte fitorja e katërt në kampionatin italian. Me 14 pikë është në pjesën e epërme të tabelës.
Elseid Hysaj e kompletoi ndeshjen te Lazio.
Cremonese është në fund të tabelës me dy pikë, sa i ka edhe Sampdoria.