Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi i është gëzuar fitores së dytë të arritur këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Idrizi është i gëzuar më shumë që ekipi tij për herë të parë në tetë ndeshje nuk pëson gol.
Trepça ’89 mposhti të dielën në “Riza Lushta” në Mitrovicë skuadrën e Dukagjinit me rezultatin 3:0.
“Jam shumë i lumtur që fituam tri pikë. Më gëzon fakti që nuk morëm gol për herë të parë këtë sezon. I jemi qasur ndeshjes vetëm për fitore dhe i përgëzoj djemtë për angazhimin dhe për atë që treguan gjatë 90 minutave. Morën tre pikë shumë të rëndësishme. Ndoshta shumicën e ndeshjeve i kemi dominuar, por na ka munguar fati në këtë aspekt. Djemtë reaguan shumë mirë pas barazimit me Ferizajn. Kjo fitore është arritur falë tyre”, ka thënë Idrizi.