Sport

Tre liderët, vlerësohen favoritë në Premier League

Erlind Haaland ishte sulmuesi kryesor i Manchester Cityt në ndeshjet e këtij edicioni në Premier League. Haaland ka shënuar dhjetë gola në gjashtë paraqitje, ndërsa synon të bëhet lojtari i parë që ka shënuar tre “hat-trick” në të njëjtin sezon në Premier League.

Manchester City do të luajë në udhëtim të shtunën. Kampioni i Anglisë vlerësohet favorit përballë Wolverhamptonit. Ndeshja do të luhet nga ora 13:30 dhe i takon xhiros së tetë të elitës së futbollit anglez. City është bindshëm skuadër më e suksesshme. Në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër fitore. City është pa disfatë që prej ndeshjes me Liverpoolin në korrik, ndërsa Wolverhamptoni është i motivuar pas fitores së arritur fundjavën e shkuar ndaj Southamptonit.

Edhe lideri Arsenali do të luajë në udhëtim ndaj Brentfordit. Arsenali vlerësohet favorit. Brentfordi në fakt ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet në kampionat si vendas kundër Arsenalit, megjithëse katër prej tyre u arritën shumë kohë më parë. Arsenali ka humbur ndeshjen e fundit në Premier League nga Manchester United, por ka arritur t’i fitojë 15 nga 18 pikët deri më tash. Ecuria e mirë në fillim të sezonit ka motivuar Arsenalin të luftojë për titull të kampionit të cilin nuk e ka fituar që nga viti 2004. Tek Arsenali formë të mirë është duke kaluar Granit Xhaka.

Ndeshja Brentford – Arsenal luhet të dielën nga ora 13:00.

Prej treshes së parë të këtij fillimsezoni si vendës do të luajë Tottenahmi. Tottenhami luan të shtunën përballë ish-kampionit të Anglisë, Leicester Cityt. Tottenhami zhgënjeu në mesjavë duke pësuar disfatë në Ligën e Kampionëve nga Sportingu i Lisbonës. Me këtë disfatë është ndarë i zhgënjyer trajneri Antonio Conte. Ai ka kërkuar këndelljen nga lojtarët e tij përballë Leicesterit, që është skuadra e vetme pa fitore në gjashtë ndeshjet e para. Pritet që në këtë takim të ketë shumë gola.

Tri ndeshje të fundjavës janë shtyrë. Është shtyrë edhe derbi mes Chelseat dhe Liverpoolit.