Xhudisti Dardan Cena po paraqitet me shumë sukses në Evropianin për juniorë në Pragë. Cena po garon në kategorinë deri 73 kilogramë dhe tashmë ka shënuar tri fitore. Ai është në çerekfinale.
Cena fillimisht e mposhti Artemi Larionovin e Estonisë. Më pas shënoi fitore ndaj Anton Shuhalieiev të Ukrainës, ndërsa në raundin e tretë e mposhti sllovenin Nace Herkoviq.