Sport

Milani synon Okaforin vitin e ardhshëm

Te Milani janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” shkruan të premten se klubi italian tashmë ka vënë në shënjestër sulmuesin Noah Okafor. 22-vjeçari po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Salzburgut dhe Milani po bën gati ofertën për transferimin e tij në fund të sezonit aktual.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë në 12 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Okafor ka edhe tetë ndeshje e dy gola me Përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro. Ai iu bashkua ekipit austriak në janar të vitit 2020 nga Baseli.