Sport

Erza mbetet pa medalje në Evropianin e juniorëve

Erza Muminoviq ka mbetur pa medalje Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë.

Në luftën për vend të tretë, Erzën e mposhti spanjollja Marina Diez Castello. Castello herët në luftë realizoi aksion për “Ippon”. Erza ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nisi ditën mirë. E mposhti fillimisht ukrainasen Olha Kalnytska e më pas gjermanen Nicole Stakhov.

Në gjysmëfinale ishte duke fituar ndaj francezes Chloe Devictor. Por fare në fund i kushtoi një veprim i pamatur dhe francezja bëri rikthim të madh.

Erza nuk e mori veten shpejtë dhe humbi edhe për vend të tretë nga xhudistja spanjolle. Renditet e pesta.

Ndërkohë Debora Gjakova është ndalur në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Dardan Cena garon të premten. Evropiani i juniorëve po mbahet në Pragë.