Bayern Muenchen pritet shumë shpejtë ta trasnferojë talentin kosovar, Yll Gashi nga Hertha e Berlinit.
Kështu është bërë e ditur nga zyrtari i klubit të Herthës, Pablo Thiam. “PO, tani ka një marrëveshje në parim me Bayernin, edhe pse kontratat nuk janë nënshkruar ende. Kjo do të bëhet në ditët në vijim”, ka thënë Thiam, raporton të enjten “spox.com”.
Siç raportohet në Gjermani, Bayerni do të paguajë 90 mijë euro dhe 14-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në Mynih.
Nëse sulmuesi luan pr U16, U17 dhe U18 për Bayernin në të ardhmen, mund të kërkohen edhe 30 mijë euro bonus.
Po ashtu, Hertha do të fitojë një shumë gjashtëshifrorë nëse Gashi një ditë do të paraqitet në ekipin e parë të kampionëve rekord gjermanë.
Interesim për Yllin kanë shprehur edhe Leipzigu, Borussia Dortmundi, Juventusi dhe Chelsea, por Bayerni tashmë e ka në duart e veta.