Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva shkarkon trajnerin Thaçi

Arsim Thaçi më nuk është trajner i skuadrës së Malishevës. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook të enjten, Malisheva ka njoftuar për shkarkimin e Thaçit për shkak të rezultateve të dobëta.

Shkarkimi i tij ka ardhur një ditë pas humbjes kampionale nga Prishtina me rezultatin 4:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë edicion, nën drejtimin e Thaçit, Malisheva ka tubuar shtatë pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Superligë. Ka dy fitore, një barazim dhe tri humbje.

“FC Malisheva ka vendosur të lirojë nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.