Sport

Prishtina kalon në epërsi

Me të filluar ndeshja, Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës.

Skuadra e Prishtinës realizoi gol në minutën e parë. Shënues ishte sulmuesi Mendurim Hoti që realizoi nga afërsia pas asistimit të Endrit Krasniqit që u fut në zonë nga krahu i djathtë.

Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll dhe po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.