Sport

Shtyhet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit

 

Dueli i xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Ballkanit, i paraparë të zhvillohet të mërkurën në Podujevë, është shtyrë për një datë tjetër. Kështu, ka njoftuar Llapi në “Facebook” të martën.

Kjo ndeshje është shty pasi skuadra e Ballkanit të enjten e luan ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, në udhëtim te Slavia e Pragës.