Sport

Interi insiston për Thuramin

 

Skuadra e Interit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Marcus Thuram, përcjell të martën “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Interi po planifikon transferimin e francezit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun. 25-vjeçari po shihet si përforcim i duhur tek Interi për sulmin pas paraqitjeve të mira që i ka treguar në Bundesligë vitet e fundit.