Juventusi ka fituar një pikë ndaj Salernitanas në ndeshjen që kishte fund të pazakontë. Juventusi ishte në disavantazh prej 2:1 deri në minutën e 93-të, kur Leonardo Bonucci shënoi për 2:2. Ai fillimisht gjuajti nga pika e bardhë, ndërsa topin e kthyer nga portieri e shndërroi në gol. Penalltia për Juven u vlerësua e dyshimtë.
Më pas Juventusi shënoi edhe për 3:2 në minutën e 95-t, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Arkadiusz Milik, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Goli i tij u anulua.
Në fushë u krijua një tollovi, ndërsa me kartona të kuq u përjashtuan Juan Cuadrado dhe trajneri i Juventusit, Masimiliano Allergi. Ndërkohë kartoni i kuq iu tregua edhe Federico Fazios të Salernitanas.
Antonio Candreca dhe Krzysztof Piatek shënuan për Salernitanan.
Gleison Bremer shënoi golin e parë për Juven në minutën e 51-të.
Juve ka dhjetë pikë nga gjashtë ndeshje dhe mban pozitën e tetë. Salernitana është e dhjeta me shtatë pikë.
GOLI:
https://streamja.com/V0lAX?fbclid=IwAR1sUHjsy1_JIipk8TOGIqTQpA-B7CWqm4_Vy-QTeog6WxIt-9Q32V88pqU