Ferizaj e ka mbyllur me epërsi të thellë pjesën e parë kundër Llapit.
Pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Llapi u mbyll me rezultatin 2:0 në të mirë të ferizajasve.
Golin e epërsisë së parë të Ferizajt e shënoi Astrit Fazliu nga penalltia në minutën e 29-të. Golin e dytë Ferizaj e realizoi në fundin e pjesës së parë nëpërmjet Ramush Ramadanit. Ndeshja po luhet në fushën me bari sintetik në Ferizaj dhe i takon javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.