Sport

Bellerini vendos t’i bashkohet Barcelonës

Hector Bellerin pritet së shpejti të zyrtarizohet te Barcelona.

“Goal.com” ka shkruar të enjten se ai do t’i bashkohet skuadrës “Blaugrana” nga Arsenali si futbollist i lirë, 11-të vjet pasi e la Barcelonën për t’u transferuar në Londrën veriore.

Në sezonin e kaluar, mbrojtësi i krahut të djathtë luajti te Real Betisi, por skuadra e La Ligas nuk ishte në gjendje ta mbante në skuadër 27-vjeçarin për shkak të pagës së lartë.

Në 32 ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha garat, Bellerin pati 5 asistime.