Sport

Bayerni synon De Jongun

 

Bayern Muencheni do të tentojë të bëjë një lëvizje befasuese në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Skuadra bavareze do të përpiqet ta transferojë Frenkie De Jongun e Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Bayerni tashmë ka nisur kontaktet me Barçën që është e gatshme ta shesë mesfushorin holandez.