Sport

Interi insiston për Acerbin e Lazios

Qendërmbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, mund të transferohet tek Interi këtë verë, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Futbollisti po kërkohet nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i cili e njeh shumë mirë pasi ka punuar me të te Lazio.

Inzaghi beson se 34-vjeçari italian do të përshtatej shumë mirë në stilin e lojës së Interit.

Acerbi ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2025. Vlerësohet rreth 4 milionë euro.

Interi mund ta huazojë me të drejt të blerjes në fund të sezonit.