Sport

Unitedit i ofrohet McKennie

Pasi i dështoi marrëveshja personale me Adrien Rabiotin, Manchester Unitedi mund të transferojë një tjetër mesfushor të Juventusit.

Bëhet fjalë për amerikanin Weston McKennie, të cilin ia ka ofruar ekipi italian Unitedit. Në fakt, Unitedi arriti marrëveshje me Juventusin për Rabiotin, por kërkesat e larta të francezit bën që të dështojë transferimi në “Old Trafford”.

Tani, Unitedi po shqyrton mundësinë e transferimit të McKenniet, kartoni i të cilit vlerësohet 30 milionë euro. Te Juventusi po përpiqen të shesin njërin nga mesfushorët për ta liruar vendin për Leandro Paredesin e Paris Saint-Germainit.

McKennie 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.