Mesfushori Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë.
“AS” ka raportuar të enjten se Ceballos ka vendosur të mbetet pjesë e Realit të paktën edhe për këtë edicion.
Bëhet e ditur se Ceballos është bindur nga trajneri Carlo Ancelotti për të qëndruar në ekip, pasi i është premtuar minutazhë.
26-vjeçari këtë edicion ka dy paraqitje për Realin, ndërsa krerët e klubit po mendojnë t’ia rinovojnë kontratën.
Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin e ardhshëm.