Sport

Acerbi mund të huazohet tek Interi

Qendërmbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi, mund të huazohet tek Interi, klub që në fund të sezonit do ta kishte të drejtën e blerjes së lojtarit.

Mediat në Itali shkruajnë se Lazio do ta linte lojtarin që të kalojë tek Interi nëse “zikaltrit” do ta paguanin pagën e tij prej 2.5 milionë euro në sezon si dhe do ta blinin 34-vjeçarin në fund të sezonit për 3 milionë euro.

Acerbi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por ai nuk është pjesë e ekipit këtë sezon për shkak të raporteve jo të mira me disa prej tifozëve kryesor (ultras) të klubit nga kryeqyteti i Italisë.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi e njeh shumë mirë lojtarin më të cilin kishte punuar te Lazio.

Trajneri Inzaghi ka kërkua nga drejtuesit e klubit që të sjellin një mbrojtës pas largimit të Andrea Ranocchias drejt Monzës.

Interi kishte shfaqur interesim për Manuel Akanjin e Dortmundit, për të cilin klubi gjerman kishte kërkuar më shumë se 25 milionë euro.