Joao Felixi i Atletico Madridit nuk është në shitje.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, të mërkurën Atletico e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për Felixin në vlerë prej 130 milionë eurosh. Skuadra angleze është në kërkim të një sulmuesi dhe Felixi është objektivi kryesor.
Klubi spanjoll nuk është i interesuar të lejojë largimin e portugezit. Klauzola e lirimit të Felixit është 350 milionë euro.
Kjo shifër e lartë, ka bërë që Atletico Madridi të rri i qetë sa i përket Felixit.
22-vjeçari ishte transferua në Madrid nga Benfica në verën e vitit 2019 për 127 milionë euro.