Sport

Casemiro mund të transferohet tek Unitedi

Braziliani Casemiro mund të transferohet te Manchester Unitedi këtë verë.

Sipas mediave në Spanjë, nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare, por Reali është i informuar se Unitedi do të tentojë blerjen e mesfushorit 30-vjeçar.

Reali nuk është i interesuar që ta shesë Casemiron, por nëse Unitedi paguan çmimin që ka braziliani, atëherë klubi spanjoll mund ta lejojë largimin e tij.

Për ta lënë të lirë lojtarin, Real Madridi kërkon 70 milionë euro.

Casemiro është i paprekshëm për trajnerin Carlo Ancelotti, por italiani ka edhe shtatë mesfushorë të tjerë në skuadër.

Casemiro ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2025.