Sport

Lewandowski synon tituj me Barcelonën

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski është i bindur se do të fitojë tituj me Barcelonën dhe do të arrijë gjëra të mëdha.

Ai në një intervistë dhënë për “La Liga World” u ka premtuar një gjë të tillë gjithë tifozëve të skuadrës “blaugrana”.

“Barça nuk ka fituar tituj për një kohë të gjatë por jam i sigurt se do t’i kthehemi festave. Kur zbulova se Barcelona ishte e interesuar për mua, gjithmonë e kam menduar se është momenti i duhur për mua dhe për klubin. Nuk doja të luaja gjithë jetën time në një ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë. Ishte eksperiencë e mirë për mua, por mendoj se ka qenë një hap para për karrierën time që të transferohesha në La Liga”, është shprehur Lewandowski.

Sulmuesi polak debutoi me Barcelonën në La Liga ndaj Rayo Vallecanos, por nuk arriti të shënonte.