Sport

Mundësit e Kosovës ndalen në luftërat e para në Botërorin U20

Dy mundës të Kosovës kanë garuar të martën në Kampionatin Botëror për grupmoshën U20. Por gara e tyre nuk zgjati shumë.

Në kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë, Egzon Xhoni është ndalur në luftën e parë. Ai u mposht bindshëm, 15:2 nga Doru Mario Dinca i Rumanisë.

Xhoni në fakt nisi mirë dhe kaloi në epërsi 2:0. Por më par rumuni ishte dominant. Në raundin e parë, në kategorinë deri 61 kilogramë, Fatlum Braka ishte i lirë. Por në 1/8 e finales, Braka pësoi 3:0 nga Maiis Aliyev i Kazakistanit, është bërë e ditur në sajtin zyrtar të Federatës Botërore të Mundjes. Botërori U20 po mbahet në Sofje të Bullgarisë.