Sport

Tucheli e fajëson Conten për përplasjen e tyre

 

LTrajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka këmbëngulur se Antonio Conte ishte fajtor për grindjen e tyre me plot zemërim në fund të ndeshjes në të cilën Chelsea barazoi 2:2 me Tottenhamin.

Tottenhami i Contes në mënyrë kontroverse mori barazimin 2:2 ndaj Chelseat të Tuchelit, në “Stamford Bridge”. Por grindjet mes trajnerëve lanë disi në hije rezultatin e derbit të Londrës. Të dy u ndëshkuan me kartonë të kuq pas fundit të ndeshjes, të dielën.